Protestë kundër paketës financiare në Athinë

Në kryeqytetin grek, Athinë janë organizuar protesta kundër paketës financiare të pranuar nga qeveria, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup i cili i përket “antikapitalistëve” është mbledhur në sheshin Klafthmonos dhe më pas ka filluar marshimin drejt godinës së Parlamentit për të protestuar kundër paketës financiare të dhënë nga Eurozona.

Grupi i përbërë nga rreth 500 persona hodhi slogane kundër qeverisë si dhe mbante në duar pankarta të shkruara “Jo varfërimit të mëtejshëm të popullit”, “Tsipras prishi çdo gjë” dhe “jo politikës së re shtrënguese”.

Nën masa të rrepta sigurie grupi pas qëndrimit për rreth një orë në shesh u shpërnda pa ndonjë problem.

Marrëveshja e qeverisë greke me kreditorët pritet që të kalojë sot në Parlamentin e këtij vendi. Ndërkohë që grupe të majta dhe sindikata të shumta në të njëjtën kohë pritet të organizojnë protesta në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button