Lajmet e paverifikuara çorientojnë opinionin

[Recension: LSDM, megjithatë i stopon “bombat”?]

Lajmet e paverifikuara ndikojnë negativisht për mediet sepse lexuesi humbet besueshmërinë. Lexuesi kërkon lajme të sakta, jo informacione të pa verifikuara apo të diskutueshme. Informacioni duhet të jetë gjithmonë i saktë, i balancuar dhe i verifikuar.

aktualemkLinku deri te artikulli origjinal: “LSDM, megjithatë i stopon “bombat”?”

Data dhe koha e publikimit: 11.07.2015

Data e recenzionit: 12. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Nuk është gabim që mediet të marrin informacione nga njëra tjetra, por gjithnjë duke i cituar ato. Për shkak të interesit publik, një lajm i zbuluar nga një medie përcillet edhe nga të tjerat. Por kur zhvillimet kanë një dinamikë të shpejtë dhe sidomos kur për një ngjarje ka disa variante, një medie para se të botojë informacionin sërish do të duhet të bëjë verifikime.

Lajmi që po e recensojmë është përkthyer nga gazeta e përditshme në gjuhën maqedone- “Dnevnik”. Në informacion supozohet se Zaev nuk do të vazhdojë me publikimin e “bombave”, duke u bazuar siç thuhet nga sjelljet e fundit të Zoran Zaev.

“Por, edhe pse në orët e hershme të së enjtes, më pas funksionarë të lartë të LSDM-së paralajmëruan pres konferencë të Zaevit në profilet e tyre në Facebook si bombastike, gjatë ditës në LSDM po dhe në Kampin e lirisë ku poashtu u publikuan “bomba”, asgjë nuk ndodhi, shkruan “Dnevnik”.”

Mirëpo, supozimi i asaj se çfarë ka shkruar “Dnevnik” nuk është verifikuar. Lajmi nuk ka prononcim nga Zaev, apo partia e tij, për atë se çfarë është përcjellë nga e përditshmja “Dnevnik” e kjo më pas është transmetuar nga portali “aktuale.mk”.

Nga ana tjetër në një medie tjetër, lideri i LSDM-së, për kapital.mk vërtetoi atë që kishte dëshmuar në pres konferencën e tij të fundit, se nuk do të ndalojë së publikuari materiale tjera kundër qeverisë aktuale, të ashtu quajtura “bomba”.

“Do të veprojmë me të gjitha mjetet demokratike, do të publikojmë materiale të reja në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”, deri në vjeshtë aktivitetet do të shpeshtohen”.

Kur në opinion qarkullojnë disa variante për një ngjarje, para se ata të botohen duhen sërish të verifikohen. Aq më shumë kur informacionet merren nga medie të tjera ndërkohë që dinamika e zhvillimeve mund të jetë më e shpejtë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button