PPD: Përshëndesim marrëveshjen, pyesim partitë shqiptare cili ishte roli i tyre?!

Partia për Prosperitet Demokratik e përshëndet Marrëveshjen e arritur midis liderëve të katër partive më të mëdha në Maqedoni për zgjidhjen e krizës së rëndë ekonomike e politike dhe konsideron se me këtë është ruajtur edhe më tej kursi dhe perspektiva euro-atlantike e vendit.

“PPD shpreh keqardhjen e saj se publikimi selektiv i të ashtuquajturave “bomba” të Zaevit duke e kursyer pjesëmarrësin shqiptar në Qeveri, BDI-në krijoi përshtypje në opinion se bëhet fjalë për mosmarrëveshje politike midis LSDM-së dhe VMRO-së dhe jo për krizë të thellë e permanente politike, gjyqësore, të sistemit zgjedhor dhe ekonomike të vendit. PPD gjithashtu pret të dëgjojë nga partitë politike shqiptare pjesëmarrëse në këto negociata se cili ishte roli i pjesëmarrjes së tyre në këto samite dhe a i arritën objektivat që i kërkojnë zgjedhësit.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Më tej, PPD shpreh keqardhjen e saj se kompromisi nuk erdhi si rezultat i vullnetit dhe sjelljes shtetformuese të liderëve të partive më të mëdha politike por para së gjithash si rezultat i presioneve të qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

LEXO: Taravari: Na u lidh pakti pozitë-opozitë maqedonase
LEXO: Bujar Osmani: Shqiptarët përfituan stabilitet politik dhe rikthim të rrugës drejtë BE-së
LEXO: BESA: Me marrëveshjen e mbrëmshme u zyrtarizua sërish koalicioni anti-shiptar VMRO-BDI-PDSH
LEXO: RDK: Mos-implementimi i marrëveshjes mund të shkaktojë krizë më të thellë

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Rroli i partive shqiptare eshte vetem te shikojn nga anesh sepse nuk pyeten per asgje….

Back to top button