Në Shkup organizohet manifestimi tradicional Kandilat e Bajramit

Shoqata Kulturore “Vizoni M” nga Shkupi, e cila vepron në promovimin e vlerave qytetare dhe kulturore të banorëve të Maqedonisë, edhe sivjet vazhdon me traditën e manifestimit kulturor “Kandilat e Bajramit”.

* Kështu më 16.07.2015 (E enjte) nëpër lagjet e Shkupit të populluara me shqiptarë do të udhëtojë TRENI I BAJRAMIT i cili është simbolika e këtij projekti, marshuta e Trenit do filloj në ora 10.30 para Xhamisë Mustafa Pashë. Ruta e trenit është si më poshtë: – Xhamia e Mustafa Pashës (Kala), Dyqanxhik, Seravë, Çair, Fushë Topanë, Çarshia e Shkupit

* Në të njëjtën ditë 16.07.2015 (Е mërkurë) nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të vijojë ekspozita e e titulluar “Ekspozita Stringël (Bizhuteri) dhe Art” që do të mbahet para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Shkupit. Në këtë aktivitet do të ketë shpërndarje të dhuratave/urimeve të vogla për fëmijët kalimtarë.

* Në po të njëjtën ditë dhe të njëjtin vend në ora 12:30 do të vijojë aktiviteti tashmë tradicional – koncerti për fëmijë “Fidanët e Bajramit”, aktivitet ky që është tërësisht i dedikuar për fëmijë. Në programin e këtij hepeningu do të ketë shfaqje të disa pikave nga SHKA “Emin Duraku”, recitale, këngë etj.

Në fund të këtij aktiviteti vijon ndarja e pakove të Bajramit për fëmijët e pranishëm në koncert.

Lajme të ngjashme

Back to top button