Lavrov rikujton Obamën: Ja çfarë the në vitin 2009

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, me rastin arritjes së marrëveshjes nukleare me Iranin, e ka rikujtuar Presidentin amerikan, Barack Obama, kur në prill të vitit 2009, në Pragë, ai kishte thënë se nëse arrihet marrëveëshja nukleare me Iranin, nuk do të ketë nevojë që të ngrihet një sistem për mbrojtje ajrore në Evropë.

“Rusia po pret një reagim nga SHBA, meçë marrëveshja me Iranin duhet të zgjidh disa probleme që kanë të bëjnë me Evropën në lidhje me sistemet amerikane për mbrojtje ajrore”, ka thënë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, transmeton Indeksonline.

“Pe rikujtoj këtë – kur kur në prill të vitit 2009 në Pragë, Obama tha se nëse një marrëveshje me Iranin arrihet nuk do të ketë nevojë më për sisteme për mbrojtje ajrore në Evropë”, tha Lavrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button