Samsung prezanton Galaxy A8

Një model i telefonit për të cilin është folur jashtëzakonisht shumë është Samsung Galaxy A8, i cili tanimë është bërë zyrtar dhe do të lansohet në tregun kinez fillimisht.

Një model i telefonit për të cilin është folur jashtëzakonisht shumë është Samsung Galaxy A8, i cili tanimë është bërë zyrtar dhe Samsung Galaxy A8 sjell ekranin me 5.7” në Super AMOLED dhe rezolucionin Full HD me 1920 x 1080 piksel, transmeton Telegrafi.

Pajisja ofron edhe procesorin octa core 64-bit Qualcomm Snapdragon 615 bashkë me 2GB RAM, dhe 16GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB, ndërsa bateria e fabletit më të ri të Samsung ofron 3050 mAh, Android 5.1.1 Lollipop, dy kamera dhe sensorin për gisht.

Në pjesën e përparme, Galaxy A8 sjell kamerën me 5MP, ndërsa në anën e pasme ofrohet kamera kryesore me 16MP.

Lajme të ngjashme

Back to top button