“Fluturon” borxhi i Italisë, shënon rekord

Borxhi publik i Italisë është ringritur duke shënuar një rekord të ri prej 2.2 biliardë dollarëve – nga 23.4 miliardë dollarë sa ishte në muajin Maj. Raporti është publikuar nga Banka Qëndrore Italinë të martën.

Borxhi i Italisë në raport me GDP-në ka arritur në një shkallë prej 132 për qind, nga 130 për qind sa ishte në vitin 2013, dhe 120 për qind në vitin 2010, transmeton Indeksonline.

Politikanët opozitarë në Itali kanë fajësuar ministrin e financave për borxhin e akumuluar, duke e quajtur dështim të qeverisë. Sipas tyre, kriza e borxheve rrezikon sovrnitetin e vendit, dhe imponon zhvillim të paqëndrueshëm ekonomik.

Arsyeja për rritjen e nivelit të borxhit shtetëror në Itali në muajin qershor është sepse Departamenti i Thesarit në Itali e ka rritur likuiditetin që e ka në dispozicion, dhe gjithashtu, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës së Euros në treg, ka shkruar La Repubblica të martën.

Lajme të ngjashme

Back to top button