Han i mbledh liderët politik të Maqedonisë në një tavolinë

Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn pas takimit me liderët shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi si dhe me e liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, aktualisht është në rezidencën e BE-së, në Përzhino ku zhvillon takim me kryeministrin Nikolla Gruevski. Më pas, në orën 17 në tryezë të përbashkët me komesionerin Hahn do të takohen katër liderët politik, ndërsa më pas është paralajmëruar se do të ketë konferencë për shtyp nga ana e Hahnit ku do të kumtohen rezultatet e bisedimeve për tejkalimin e krizës.

Hahn sot paradite në EU info qendrën në Shkup, ku u prit nga disa aktivist me transparentë në gjuhën angleze në të cilën thuhej “Nuk ka paqe nuk ka qetësi”.

Përpos Hanit, në bisedimet që po zhvillohen sot marrin pjesë edhe euro-deputetët Ivo Vajgël, Edvard Kukan dhe Riçard Hovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button