Hahn dhe 3 eurodeputetë sot në Shkup

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, sot në Shkup do të takohet me liderët e katër partive politike, për të arritur marrëveshje përfundimtare për krizën politike në Maqedoni.

Së bashku me të, në takime do të jenë edhe tre eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Riçard Houit dhe Eduard Kukan.

Sipas njoftimit të Komisionit Europian, Hahn do të ketë takime të veçanta me liderët e katër partive më të mëdha politike, Ali Ahmeti nga BDI, Menduh Thaçi nga PDSH, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE dhe Zoran Zaev nga LSDM, ndërsa më pas duhet të mbahet edhe takim i përbashkët liderësh.

“Takimet ë do të mbahen më 14 korrik kanë për qëllim tejkalimin e krizës politike në vend. Në to, gjithashtu, do të marrin pjesë lehtësuesit nga Parlamenti evropian, Ivo Vajgëll, Richard Houit dhe Eduard Kukan”, informon KE.

Lajme të ngjashme

Back to top button