Apple ka shitur 3 milionë njësi të orës Watch

Apple ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se sa njësi të orës së saj Apple Watch ka shitur dhe tani sipas një raporti të fundit thuhet se shitjet e Apple Watch mund të kenë arritur në 3 milionë njësi për tre muajt e parë në SHBA.

Shitjet e vlerësuara në tre milion njësi të Apple Watch vijnë nga firma kërkimore Slice Intelligenc, transmeton Telegrafi.

Apple besohet se ka shitur rreth 1875 njësi të orës së saj Watch Edition, çmimet e së cilës filluan prej 10,000 dollarë.

Kompania ka shitur me sa duket pothuajse dy milionë njësi të variantit sport të orës dhe rreth një milion njësi të versionit të parë, dhe këto numra janë vetëm nga tregu i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button