Analizë britanike: Maqedonia është shtet me shumë borxhe

Analiza e re e organizatës britanike “Jubilee Debt Campaign” tregon se Maqedonia renditet ndër vendet  botës me borxhe të larta. Sipas raportit, këto vende borxhli janë në zona të rrezikshme për shkak të borxhit. Kjo do të thotë se në krizë ekonomike ose në rritje të papritur të normave të interesit, mund të ndodh një katastrofë ekonomike.

Raporti sugjeron se borxhi i madh mund ta dobësojë ekonominë e vendit në raste të ndryshimit të tregut.

Maqedonia në krizë

Normat e ulëta të interesit i shtynë qeveritë, kompanitë, dhe konsumatorët në huamarrje të tepërt e cila mund të jetë problem potencial në të ardhmen.

Sipas raportit të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), borxhi i jashtëm bruto ishte 6.1 miliardë euro, ose 68.68 për qind e fitimit të brendshëm bruto (PBB).

Lajme të ngjashme

Back to top button