Apple, 92% e fitimeve vijnë nga iPhone

Edhe pse Apple nuk mban lidershipin global me telefonat e mençur dhe nuk e ka pjesmëmarrjen më të madhe në tregun botëror, prodhuesi i telefonit më të famshëm në botë – iPhone, ka arritur të mbledh një shumë të madhe të përfitimeve në këtë industri.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga ‘Canaccord Genuity’ thuhet se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, Apple ka realizuar 92% të përfitimeve të saj nga njësia mobile.

Samsung ishte kompania e dytë më e madhe në pëqindje, e cila është rritur për 15% nga aspekti i përfitimeve të njësisë mobile, përkundër faktit se disa prodhues të telefonave të mençur kanë pësuar humbje të mëdha, madje disa edhe kanë falimentuar.

HTC është raportuar se ka humbur rreth 50% të të hyrave të saj në tremujorin e dytë, derisa Microsoft ka fituar 7.6 milionë dollarë.

Sipas drejtorit ekzekutiv të ‘Strategy Analytics’, Neil Mawston thuhet se sot në botë ekzistojnë mbi 1000 kompani të telefonave të mençur, disa prej të cilave kanë vendosur që të mos fitojnë nga pajisjet mobile, por nga aplikacionet dhe shërbimet e tjera të cilat i shesin me telefona.

Lajme të ngjashme

Back to top button