Dhjetëra ushtarë rusë të vrarë nga rrënimi i kazermës

Nga rënimi i një pjese e një kazerme në Omsk të Rusisë, kanë vdekur 23 ushtarë rusë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Katër katet e një pjese të ndërtesës janë rrënuar, ku 42 ushtarë rusë ishin duke pushuar.

Igor Konashenko ka thënë se “të gjithë 42 ushtarët që ishin nën rrënoja janë gjetur. 23 prej tyre kanë vdekur”.

Sipas mediave ruse, shumica e viktimave janë meshkuj, prej 18 deri 24 vjeç.

Disa prej të lënduarve janë dërguar për trajtim edhe në Moskë.

Akoma nuk dihet shkaku i këtij incidenti.

Agjencia e lajmeve Interfax ka cituar disa përfaqësues të cilët kanë thënë se hetuesit kanë nisur hetimet për neglizhencë të mundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button