Limaj: Qeveria, nën presion për Asociacionin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar jo transparente me qytetarët e vendit, duke gënjyer për përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel. Postimin e tij në Facebook mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Qeveria e Kosovës e ka vendos vendin në një pozitë shumë të vështirë pas bisedimeve në Bruksel. Tashmë është e qartë se më 29 qershor, qeveria nuk është ndarë nga bisedimet ashtu siç i ka paraqitur para opinonit publik në vend, dhe se komunitet ndërkombëtar ka shtuar presionin për përmbushje të marrëveshjes se prillit për asociacionin e komunave serbe.

Kancelarja Merkel, lavdëroj Vuqiqin për kompromisin e bërë nga bisedimet e fundit dhe si duket ishte e pakënaqur me palën kosovare. Se kjo temë ka qenë kryesore në takim tregon edhe rëndësia që ju dha në konferencën për shtyp, por si duket jo vetëm kancelarja Merkel është e pakënaqur nga rrjedhja e bisedimeve në Bruksel, por edhe miqtë tjerë ndërkombëtar kanë shfaqur hapur pakënaqësi ndaj delegacionit kosovar, prandaj ata janë në presion të themelimit të këtij asociacioni, e në fakt kjo është tema qendrore me të cilën qeveria e Kosovës do ballafaqohet në ditët që vijnë, dhe jo vendimi i Parlamentit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese” (sic.).

Lajme të ngjashme

Back to top button