OnePlus 2 zbulon detajet, kushton 450 dollarë!

Prodhuesi kinez i telefonave OnePlus, i cili ka bërë të ditur se gjenerata e dytë e telefonit të kompanisë OnePlus 2 do të vijë së shpejti, tashmë i ka publikuar edhe karakteristikat kryesore të telefonit të saj të shumë-pritur.

Në mesin e risive që nuk janë ditur deri më tash më OnePlus 2 është edhe varianti i telefonit i mbështjellur nga druri, transmeton Telegrafi.

Dhe nga ajo që është shfaqur deri më tani mund të vihet në përfundimin e OnePlus 2 do të jetë më i vogël sesa versioni paraprak i telefonit të kompanisë OnePlus One.

Bateria e OnePlus 2 do të jetë me 3,300 mAh, ndërsa OnePlus pohon se e njëjta do të ketë deri në 10% më shumë jetëgjatësi.
OnePlus 2 është thënë se nuk do ta ofrojë më sensorin për të rrahurat e zemrës, por që gjatë kësaj kohe OnePlus ka qenë shumë e fokusuar në krijimin e kamerës kryesore për OnePlus 2, dhe se kamera e telefonit do të jetë njëra ndër funksionet më të dalluara të telefonit.

OnePlus 2 është thënë se do të dal në treg për rreth 450 dollarë, që i bie se kostoja e telefonit të ri të kompanisë do të jetë rreth 150 dollarë më e shtrenjtë sesa ajo e OnePlus One.

Lajme të ngjashme

Back to top button