Përmbytjet në Indi, 81 të vdekur

Përmbytjet që i kanë shkaktuar shirat muson në Indinë perëndimore kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish. Gjithashtu kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme luanët e egër të Azisë që jetojnë në këtë pjesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga rrëshqitjet e tokës kanë humbur jetën 81 persona, ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar dukshëm pas shirave në shtetin indian Gujarat. Përveç viktimave në njerëz, 10 nga 523 llojet e luanit të egër aziatik gjithashtu u dëmtuan. Përveç luanëve, u gjetën më shumë se 80 trupa të pajetë të drerëve dhe 1 670 antilopave aziatike.

Raporti i Ministrisë Federale të Mjedisit, me seli në Nju Delhi, thekson se një numër i kafshëve u gjetën në gjendje të keqe, ku iu sigurua trajtim mjekësor.

Sa i përket luanit të egër aziatik, kjo specie e luanit është e përhapur nga India deri në Greqi, por si pasoj e gjuetisë shumica e këtij lloji të kafshëve ka mbetur kryesisht në Indi. Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve, këtë specie e ka vendosur në listën e kafshëve të rrezikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button