Greqia drejt daljes nga Euro

Idea e propozuar nga Ministri gjerman i Financave të Eurozonës, Volfgang Shojble, për daljen e Greqisë nga Eurozona për pesë vjet, ka krijuar nervozizëm të papritur mes politikanëve dhe bankierëve të Athinës.

Në analizën e tij, me titull “A do t’i mbijetonte Greqia, daljes së përkohshme nga Eurozona”, korrespondenti ekonomik i BBC -së, Robert Peston, shkruan se: “Çështja e parë, është se nuk ka patur bisedime mes Bankës së Greqisë, qeverisë, rregullatorëve dhe bankave tregtare, për teknikalitetet, për daljen nga Eurozona dhe për adoptimin e monedhës së re”, transmeton Tv Klan.

“Kjo është befasuese dhe disa do të thonin, gati kriminale”, shkruan ai, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Bashkimit EUropian, Donald Tusk, i cili haptazi gjatë kësaj jave tha se bisedimet kanë të bëjnë me qëndrimin ose jo të Greqisë në Eurozonë.

Një bankier grek, citohet të ketë thënë: “Nëse ndodh dalja nga zona Euro, ateherë nuk e di nëse bankat do të rihapen më”. Kësisoj, dalja e Greqisë nga Eurozona do të ishte e tmerrshme, jo vetëm kaq, por do të ishte një makth për Bankën Qendrore Europiane.

Arsyeja e vetme, sipas Peston, është se BQE mban 50 miliardë euro të huave greke për kompanitë dhe hipotekat e shtëpive të banuara, si pjesë e kolateralit për 120 miliardë eurot e Ndihmës Emergjente të Likuiditetit, të garantuara prej saj dhe Bankës Greke.

Nëse Greqia do të funksionojë me dhrahminë e re, familjet dhe bizneset greke do të fillojmë të marrin të ardhura në këtë monedhë, e cila mund të pësojë kolaps në vlerë relative me euron. Por borxhet në Bankën Qendrore Europiane të këtyre familjeve dhe bizneseve, do të jenë pa mëdyshje në Euro.

Me të ardhurat që do të venitet në terma reale, nuk do të jenë në gjendje të shlyejne borxhet. Po kështu edhe BQE do të përballet me humbje kolosale, ndoshta 35 miliardë euro nga 50 miliardë.

Dhimbjet e kokës do të shtohen, investitorët do fillojnë të vënë baste se cili vend anëtarë do të ketë vështirësi në pagimin e borxheve, për t’i bërë ballë euros së fuqishme, pra cili do të jetë ai i ardhshmi që do të kërkojë daljen e përkohshme nga Eurozona.

Ashtu si Mekanizmi i Normave të Shkëmbimit Europian u shndërrua në një shkatërrim ekonomik, sepse nuk shihet si i përhershëm, idea e daljes së përkohshme nga Eurozona, do ta përshpejtonte thyerjen e saj.

Ndoshta kjo është arsyeja thotë Peston që Eurogrupi kërkon të gjejë një kompromis të rrëmujshëm, për të mbajtur Greqinë në Euro, ndoshta edhe për pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button