Tensionimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi

Marrëdhëniet Amerikano-Ruse tashmë janë ftohur në masë të madhe pas seancës së fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Rusia përdori veton në rezolutën për Srebrenicën që e cilësonte si gjenocid vrasjen e 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe me 11 korrik të vitit 1995.

Tensionet janë edhe më të shfaqura gjatë seancës në senatin amerikan, ku foli sekretari i shtetit, John Kerry, dhe tha se problemin global është duke e shkaktuar Rusia.

John Kerry tha se Rusia është një avokues i fortë dhe destabilizues ne gjithë rajonin, problemet në marrëdhënie ne mes këtyre janë acaruar edhe për vendet në Ballkan, ku Rusia po mundohet të shtrinë ndikimin duke filluar me Greqinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Përplasjet Amerikano-Ruse vazhdojnë dhe janë duke u thelluar edhe më tepër ku konflikti i fundit në Maqedoni dhe krejt pas këtyre problemeve dhe skenarëve për t’i hedhë zjarr qëndron e fuqishme Rusia.

Qëndrimet ruse karshi problemeve në Ballkan vazhdojnë te jenë aktive thuaj se në të gjitha problemet që shfaqen dhe vazhdojnë te jenë probleme aktuale si në rastin e Maqedonisë-Greqisë po edhe të Kosovës në marrëdhënie me Serbinë ku Rusia ka një ndikim të fuqishëm ku Kosova dhe Serbia janë duke vazhduar bisedimet në temat tejë të nxehta siç janë themelimi i asociacionit për komunat serbe ne veri te Kosovës. Serbia e pyet Rusinë për çdo veprim sikur se deputetët e listës serpska për çdo gjë marrin instruksionet nga Beogradi, Rusia vazhdon të nxit konflikte ne Ballkan, për te treguar fuqinë që e ka edhe pas marrjes së Krimes dhe problemeve qe ende po i shkakton Ukrainës, ku Ukraina po përballet me separatistët rus të mbështetur nga Moska zyrtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian janë duke bërë përpjekje të mëdha ta stabilizojnë Ballkanin të investojnë dhe ta zhvillojnë këtë pjesë e së fundi që të jenë anëtar të familjes së madhe evropiane, bisedimet Kosovë-Serbi, bisedimet ne Maqedoni për gjetjen e një zgjidhjeje dhe së fundi problem thuja aktual është shteti grek pas referendumit ku dëshiron te del nga eurozona kryekëput ka ndikim Rusia tek kryeministri i Greqisë, poena ruse ka të bëjë pikërisht që sa më shumë shtete ballkanike t’i shkaktojnë probleme BE-së, SHBA-ve, aq më ndikuese është politika ruse në rajon.

Dhe krejt pas këtyre problemeve, tensioneve, ftohjeve, marrëdhënieve në mes te këtyre aktorëve kryesor botëror, SHBA-RUSI agjithënji e më tepër janë duke shkuar nga periudha e “ luftës së ftoftë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button