Microsoft tërheq disa aplikacione

Microsoft ka nisur të njoftojë përdoruesit se do të mbyllë disa aplikacione, si Photosynth, MSN Food & Drink, MSN Health & Fitness dhe MSN Travel. Kompania ka marrë këtë vendim pasi po ndryshon strategjinë e saj në lidhje me platformën Windows Phone.

Aplikacionet Photosynth do të tërhiqen nga dyqanet Windows dhe iOS.
Aplikacioni MSN Food & Drink në pajisjet Windows, iOS dhe Android do të tërhiqet më 28 shtator 2015.
Aplikacioni MSN Health & Fitness në pajisjet Windows, iOS dhe Android do të tërhiqet më 1 nëntor 2015.
Aplikacioni MSN Travel do të tërhiqet më 28 shtator 2015.
Këto aplikacione nuk do të jenë pjesë e Windows 10.

Lajme të ngjashme

Back to top button