Mogherini do të rregullojë “gabimet” e Hahn

Bashkimi Evropian nuk e përjashton mundësinë për një qasje të re në zgjidhjen e krizëspolitike në Maqedoni, mëson e përditshmja maqedonase “Vest”, duke cituar burimet e saj diplomatike.

Sipas të njëjtit burim, pritet që në bisedimet për gjetjen e kompromisit mes partive politike në vend të përfshihet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Arsyeja për përfshirjen e saj nëzgjidhjen e kësaj krize ka të bëjë me faktin se aktivizimi i komisionerit për zgjerim Johannes Hahn në bisedimet me liderët partiakë nuk po jep rezultatet e pritura.

Lidhur me këtë çështje zëdhënësja e Mogherini-t, Maja Kocijancic është shprehur se, procesi për gjetjen e zgjidhjes po zhvillohet me ndërmjetësimi i Hahn dhe tre anëtarëve të Parlamentit.

Ajo sqaroi, se Mogherini është duke e monitoriuar me kujdes situatën dhe është kontakt të vazhdueshëm me komisionerin Hahn.

Lajme të ngjashme

Back to top button