Çështja e emrit do të thelloje hendekun mes shqiptarëve dhe maqedonasve

“Status kuoja për emrin, do të lë Maqedoninë pa qytetarët e sajë, duke parë trendin e kërkesave të qytetarëve nga Maqedonia për marrjen  e pasaportave të shteteve fqinje. Vazhdimi status kuos për çështjen e emrit do të thellojë hendekun në mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni”, kjo ishte intenca e diskutimeve të pjesëmarrësve në tribunën me temë, “Vallë status kuoja për emrin, a ka çmim?

Sipas Rizvan Sulejmanit, nëse Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë rrugën e tyre drejtë BE-së dhe një ditë bëhen anëtarë të plotfuqishëm të Unionit Evropian dhe në rast se vazhdon tendenca e marrjes së pasaportave të këtyre shteteve siç ishte rasti me pasaportat dhe shtetësitë Bullgare, atëherë thënia e lartpërmendur do të jetë më shumë se realitet. Në këtë vij ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov tha se pos integrimit në strukturat euro-atlantike, nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë. Derisa Naser Ziberi  theksoi se zvarritja e procesit thellon hendekun mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos të bëhemi anëtare të plotfuqishme të BE-së dhe NATO-s. Njëra është siguria politike siç është NATO-ja, e tjetra është siguria politiko-ekonomike të cilën e ofron BE-ja. Këto dy pjesë të pandashme  nga sistemi i sigurisë kolektive na garantojnë mbijetesë dhe prosperitet përskaj të gjitha problemeve me të cilat përballemi”, tha  Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.

“Fillimisht do të shkaktohet ndarje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse tek shqiptarët  më I shprehur është përcaktimi se duhet të bëhemi pjesë e BE dhe NATO-s, sepse atje i shohim vlerat, me perëndimin dëshirojmë ti ndajmë vlerat. E dyta Maqedonia do të izolohet,  Maqedonia gjeografikisht i takon Evropës dhe jo Azisë, dhe vendeve tjera.  Kjo është përparësia se pse ne dëshirojmë të jemi me Evropën sepse gravitojmë atje”, u shpreh Naser Ziberi, ish deputet.

Për profesoreshën Vankovska është me rëndësi që të ndërtohet një konsensus i përbashkët shtetëror dhe jo subjektet politike në pushtet të veprojnë krye në vete. Sipas saj  Ali Ahmeti në qeverinë aktuale ka pozicionin e kryeministrit nën hije, andaj nuk mund të amnistohet rreth ngecjes së procesit euro-integrues. Ndërsa Ismet Ramadani tha se sikur të shfrytëzohet shansi në vitin 2008 Maqedonia tani do të ishte pjesë e NATO-s.

“Shteti serioz në politikën e jashtme flet me një zë. Ka  politikën e saj të jashtme shtetërore. Te ne shihet qartë se nuk kemi një politikë të tillë, andaj edhe marrim mendime të ndryhem. Vallë është ai ministri Poposki  nga njëra anë dhe ministri nën hije Artan Grubi në anën tjetër, njëri thotë male, tjetri fusha, njëri thotë jemi larg, tjetri thotë jemi afër”, tha  Biljana Vankovska, profesor universitar.

“2008 ka qenë shansi më i madh dhe më i mirë që Maqedoninë të zgjidh edhe çështjen e emrit edhe të bëhet anëtare e NATO-s, respektivisht të merr ftesën për anëtarësim në NATO. Ky është samiti i Bukureshtit. Vetëm 4 muaj para se të mbahej Samiti i Bukureshtit në një takim joformal me Xhimi Shej, funksionar shumë i lartë, duke pirë kafe e pyes, si i kemi realisht shans të bëhemi anëtar të NATO-s. Në qo ftese këto  katër muaj nuk bëni ndonjë budalla ki, është punë e kryer se në Bukuresht do merrni ftesë për anëtarësim në NATO-së në kuadër të kartës së Adriatikut”, u shpreh  Ismet Ramadani, ish deputet. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button