Pa autorësi, ska as besueshmëri

 

Strugalajm - "Struga, vendi ku duhet t'i kaloni pushimet"
[Recension: “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”]

Në këtë kohë, kur mediat përballen me dinamikën e qarkullimit të informacionit, shpesh bëjnë gabimin e kopjimit të informacionit nga një media tjetër pa e cituar median dhe e plasojnë atë si produktin e tyre. Kjo cilësohet si plagjiaturë dhe shkelje e të drejtës së autorit. Teksti që recensojmë, është i përkthyer fjalë për fjalë nga maqedonishtja në shqip, duke mos e theksuar këtë gjë.

Strugalajm - "Struga, vendi ku duhet t'i kaloni pushimet"Linku për te artikulli origjinal: “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”
Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015, 12:20
Data e recesionit: 07.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti është botuar fillimisht (04.07.2015 ora 21:02) në “Veçer” (Вечер) me titull “Në Strugë për tu kënaqur: kafeja 30 denarë, kolltuqet portative falas me pijen” (На Струга ќеиф да терам: Кафе 30 денари, лежалка гратис со пијачка!”. I njejti tekst, me shumë pak dallime në fjalinë e fillimit dhe në fjalinë e fundit është përkthyer dhe botuar në shqip në Struga Lajm (www.strugalajm.com), një ditë më vonë me titull “Struga, vendi ku duhet t’i kaloni pushimet!”. Në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë egziston nen që plagjiaturën e konsideron të paranueshme;

·         Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.

·         Nëse informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.

Në rastin në fjalë do të  ishte e nevojshme dhe korrekte të citohet media ose autori  që publikoi i pari tekstin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button