Situata në Jemen përkeqësohet, përveç bombardimeve ka edhe luftë civile (Foto)

Që kur kanë filluar sulmet në Jemen, të paktën 3.200 njerëz kanë humbur jetën, nga ato 1.400 civilë. Me 6 qershor u bombardua një treg ku humbën jetën më shumë se 45 persona, dhe me 7 qershor shpërtheu një bombë në veturë ku u vra një numër i papërcaktuar i njerëzve. Frika në Jemen është shtuar pasi që filluan të bombardohen edhe vende rezidenciale ku vriten njerëz civilë dhe fëmijë.

“Sauditët së bashku me 10 shtete të tjera Arabe, me ndihmën e SHBA-së dhe Izraelit përpiqen ta shkatërrojnë një nga vendet më të vjetra dhe me kulturë më të pasur në botë. Ata i kanë shkatërruar shumë muze dhe ndërtesa të lashta, mes tyre edhe tempuj dhe diga historike. Më shumë se 20 milionë Jemenas jetojnë pa rrymë, ujë dhe kushte elementare. Fëmijët tremben të dalin të luajnë nga frika e raketave dhe e bombave. Bëhet edhe luftë civile mes jugut të cilët duan shtet të vetin dhe veriun të cilin e udhëheq al-Houthi  i cili do që ta marrë përsipër shtetin”, shprehen dëshmitarët.

Bombat bien aq afër shtëpive në Jemen saqë valët nga eksplozionet i kanë thyer dritaret dhe mobiljet nëpër shtëpi. Ja disa fotografi që na i lëshoi kontakti nga shtëpia e tij.

Shtëpia në JemenShtëpia në JemenShtëpia në Jemen

Lajme të ngjashme

Back to top button