“Zgjohu”, kërkon vendosjen e çmimit shtetëror “Kongresi i Manastirit”

Lëvizja Qytetare “Zgjohu” përmes një komunikate u drejtohet institucioneve shtetërore të udhëhequra nga kuadro shqiptar, por njëkohësisht edhe ato maqedonas, që të ndërmerret iniciativë konkrete për vendosjen e çmimit shtetëror “22 nëntori” ose “Kongresi i Manastirit”. 

Lëvizja“Zgjohu”,  propozon që të miratohet ligj ose të realizohen të gjitha procedurat e nevojshme për institucionalizimin e një çmimi shtetëror ‘22 nëntori’ ose “Kongresi i Manastirit” që do të ishte i pari i këtij lloji që i kushtohet një ngjarjeje të veçantë për shqiptarët në Maqedoni. 

Lëvizja “Zgjohu” fton mediat, institucionin shtetëror ‘Muzeu i Alfabetit’ në Manastir, shoqërinë civile dhe në veçanti përfaqësuesit politik shqiptar, që t’i bashka ngjiten kësaj iniciative dhe ta realizojmë s’bashku sa më parë. Çmimi do të ndahet për personalitete dhe institucione në përputhje me vlerësimin profesional të këshillit kombëtar për ndarjen e çmimit ‘22 nëntori’ ose ’Kongresi i Manastirit’”, thuhet në komunikatën e “Zgjohu”-t.

Back to top button