Xhaferri: Pavarësisht vështirësive, dialogu duhet të vazhdojë

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi është shprehur si dialogu mes partive duhet të vazhdojë ndërsa BDI-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët dhe vlerëson se partitë kanë përgjegjësi për të zgjidhur krizën, transmeton Alsat M.

“Në fakt, së pari, në parim, dialogu pavarësisht vështirësive, do të vazhdojë. Ajo është përgjegjësi e subjekteve kryesore, nuk mund të lihet vendi në një kaos, sepse kanë përgjegjësi si parti qofshin në opozitë, qofshin në pozitë. BDI-ja është në vazhdimësi në konsultime në organet e veta dhe me të tjerët duke përfshi edhe faktorin ndërkombëtar që të gjendet një zgjidhje, një marrëveshje kornizë për këtë situatë që vendi të dalë nga kjo krizë, që ka disa muaj që veç ka filluar”, deklaroi Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button