LSDM: Çka fshehin Gruevski dhe Prokuroria për konfliktin në Kumanovë?

Me rastin e 2 mujorit nga konflikti në Kumanovë ku humbën jetën 8 polic, dhe shumë banorë mbetën pa shtëpi dhe u traumatizuan shumë familje, ka reaguar partia opozitare LSDM.

Sipas tyre edhe pas dy muajve nuk ka përgjigje nga institucionet përgjegjëse, nga Gruevski dhe qeveria e tij, pse dhe me çfarë qëllimi ka tentuar që ta destabilizojë Maqedoninë.

“Kush lejoi që grupe kriminale të futen në zemër të Kumanovës? Pse qeveria lejoji që këto grupe të hyjnë në Maqedoni. Kënd e mbron Prokurori publik edhe pas dy muajve pas incidentit, heshtë për rastin. Pse askush nuk ka marrë përgjegjësi në shtabin e MPB-së, i formuar për të koordinuar operacionin. Ka shumë persona që në vend që të ndëshkohen ato janë shpërblyer, siç është rasti me ministrin e tanishëm Mitko Çavkov”, deklaroi në konferencën për shtyp Maksim Dimitrievski, Kryetarë i Komisionit për mbrojtje pranë LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button