Brukseli kërkon që bisedimet të vazhdojnë, a do të ndihmojë Nuland

Pas fazës së verdhë meteorologjike, Maqedonia ka hyrë në një fazë ultra të kuqe politike.

Ndërprerja e bisedimeve nga ana e LSDM-së, me vlerësimin se ato janë të pasuksesshme dhe se marrëveshja e dy qershorit nuk është respektuar nga Nikolla Gruevski, mbrëmë vonë i ka nxehur linjat telefonike në relacionin Bruksel – Shkup.

Siç mësojnë DW, nga burime diplomatike nga Brukseli, eurokomesari Johanes Han ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me liderin e LSDM-së, por edhe me pjesëmarrës të tjerë që ishin të përfshirë në bisedime.

Për këtë vendim, me Zaevin kanë biseduar edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së.

Deri më tani askush nuk mund të parashikojë, nëse vizita e Nuland do të iniciojë ndonjë kthesë, që do ti kthejë bisedimet në jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button