Pesë gjërat që NUK duhet t’i bëjë një bionde

Të gjitha biondet e dinë mjaft mirë sa e vështirë është mbajtja e ngjyrës së flokëve, aq më tepër kur bëhet fjalë për stinën e verës, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, jo vetëm biondet duhet të kujdesen për flokët në verë, por dëmtimi i ngjyrës tek ato është më i mundur.

Të jesh bionde duhet shumë punë, ndaj këtu ke pesë gjëra që NUK duhet t’i bësh gjatë periudhës së verës për t’i pasur flokët gjithmonë të shëndetshëm.

Mos u hidh menjëherë në pishinë (ose në det)
Para se të hidhesh në pishinë ose në det, përgatit një shishe me ujë dhe spërkati flokët. Duke i pasur të lagësht paraprakisht, do të parandalosh dëmtimin e ngjyrës nga klori i pishinës apo edhe nga kripa e detit. Dihet që klori e kthen gati në të gjelbër ngjyrën e biondeve.

Mos i laj flokët shpesh
Shampot për flokë të thatë kërkojnë shumë kohë për të rikuperuar dëmtimet, por janë specifike për flokët bionde. Por duke e përdorur në masë, pa e tepruar, do t’i kesh flokët më të shëndetshëm dhe ngjyrën do ta ruash më gjatë.

Mos përdor gjithmonë të njëjtën shampon
Provo një shampon ngjyrë vjollcë, e cila e mban për një kohë të gjatë ngjyrën e flokëve, gjë që nuk ndodh me shampot e tjera, shkruan revista class. Kjo është specifike për flokët bionde.

Mos bëj dush me ujë që përmban minerale
Dushi me ujë të ngarkuar me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shmangur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.

Mos i dëmto flokët me duart e tua
Biondet perfekte kanë një teknikë që përdorin shumë trajtime, merren shumë me flokët, shpesh këshillohen edhe nga specialistët për dëmet që ato vetë mund t’u sjellin flokëve të tyre. Mundohu që flokët t’i trajtosh gjithmonë në mënyrë natyrale dhe kërko vazhdimisht ndihmën e një specialisti që ta mbash ngjyrën të shkëlqyeshme dhe flokët të shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button