Media lakuriq

Komunikimi si ndërveprim përmes simboleve dhe gjuhës, konsiderohet ndër proceset më të rëndësishme jetësore të njeriut. Ne çdo ditë komunikojmë në rrugë, në shkollë, shtëpi, kudo që jemi, madje njeriu komunikon dhe me veten e tij edhe në situata më të skajshme të vetmisë.Mjetet e komunikimit si shtypi,radio,televizioni,internet etj.kanë ndryshuar me kalimin e viteve duke sjellë progres në kulturën dhe shoqërinë tonë. Esenca e tyre është të përçojë mesazhin apo informacionin qoftë perms komunikimit verbal apo jo verbal,madje ndikimi i tyre është aq i fuqishëm dhe jo kot konsiderohet si” Pushteti i katërt në botë”.
Përveç kodimit dhe dekodimit të mesazhit, një pjesë e  njerëzve fillojnë të krijojnë vartësi nga media dhe televizioni duke qëndruar me orë të tëra pranë ekraneve.Po ashtu jemi dëshmitarë që një pjesë  e mediumeve  në transmetimet e tyre nuk  respektojnë  as “Kodin Etikë të Gazetarisë”.
 Transmetohen  ngjarje dhune, lajme të paverifikuara, video  deri në ndërhyrjet më intime , fotografi që nuk të ngjajnë  me  një gjendje normaleapo të shendoshë  të personit,thjesht  sytë  e një qytetari nuk po shohin  asgjë më shumë sesa një gazetari  postmoderne  pornografie.
 Për  të  tërhequr  opinionin  gjithmonë në mode ka  qenë  zhveshja ,por që “cullkhanja”(lakuriqësia), duhet  të shprehet  dhe në  dhënie  lajmesh, ishte  vërtet  një  befasi  për  opininoin  mbarë  shqiptar.
Një lloj  kombinimi i komunikimit  verbal  dhe joverbal  kemi  pas rastin të shohim kohëve  të fundit te moderatoret e një televizioni shqiptar,ku të folurit  transmetohet  tetëdhjetë  përqind  nga  ana e emocioneve, perms gjuhës  objektive ,shprehësit e ndjenjave, apo  dhe shenjave.
 Dhënia  e  lajmeve  përmes “kthizës  dhe pa  sytjena ku  zbulohen  gjinjtë”,  tregon që tek transmetuesit publik  ka  rënie  në shikueshmërinë  e lajmeve,dhe kredibiliteti  i  tyre  ka  humbur  efektivitetin e  tij. Rëndësi më  nuk  paraqet  cilësia e lajmit,por  lakuriqësia  e lajmit. Shikuar në një prizëm tjetër  më të thellë, veshja jep dhe infromacione të tjera për pamjen. Veshja poashtu zbulon diçka më shumë rreth emocioneve, sjelljeve dhe  diferencimit tone.  Ky  efekt  ka  dy  anë: se si  ndjenjat  tona  ndikohen  dhe se çfarë ndiejmë  nga  veshja  jonë. Një  stil  i veshjes  së  moderueseve  është  i  lire apo  i  detyruar, kjo përveç  që i  vë  në  siklet ato, ndikon dhe në  rehatin  emocionale shpirtëror  të  individit .Gjendja  ekonomike  dhe  konkurrenca, çfarë  nuk  i  shtyen  njerëzit  të  bëjnë për ti kënaqur sytë e shikuesit.
 Nje  “trendy”  të  tillë  nuk  përjashtohet  mundësia  t’i  ikë as Kosova, pasi kopjimi për të imituar  të  tjerët  qoftë  dhe  kur  janë  gabim,është evident gjithmonë. Nga  ndikimi  i medias, fëmijët dhe  të  rinjtë  shpeshherë  janë  ata  që  pësojnë  më  së  shumti.  Mos  kontrolli  i  tyre  familjar dhe  mbivlersimi  i  aftësive  të  tyre, se tashmë  janë  rritur, nuk  arrijnë  të  perceptojnë  dot çfarë  është  e  pranueshme  dhe çfarë  nuk  është.
Prandaj duke jetuar  në  një  kulturë, e cila  po  transformohet  dita-ditës,duke jetuar në  një shoqëri  konsumi, media  do të duhej që përveç  transmetimit të informacionit, të ketë kontroll në përmbajtjen e programit,pasi  televizioni  si model mund  të krijojë,më tepër imazh  në  opinionin  publik.
Autorja është e diplomuar në gazetari dhe vijon studimet master në,”Psikologji klinike dhe shëndeti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button