Recenzion: Fakte të reja: Skenari i Kumanovës është regjistruar nga shërbimi i huaj

Gazetari rrugëton drejt fakteve. Grumbullimi i fakteve bazuar në burime e bën atë të besueshëm. Mund të ndodhë që gazetarët edhe mos t’i publikojnë burimet por ato duhet të jenë të besueshme dhe vetëm atëhere mund të botohet lajmi. Portalomania ka krijuar një ambient ku çdo tekst i publikuar konsiderohe lajm edhe pse nuk përmban standardet gazetareske që të konsiderohet i tillë.

Alkoill2Linku deri te artikulli origjinal: “Fakte të reja: Skenari i Kumanovës është regjistruar nga shërbimi i huaj
Data dhe koha e publikimit: 01.07.2015
Data e recenzionit: 02. 07. 2015
Recenzent: Xhenis Sulimani

 

Teksti që po e recenzojmë përmban titull që të nxitë dëshirën për të lexuar. “Fakte të reja: Skenari i Kumanovës është regjistruar nga shërbimi i huaj”. Megjithatë në tekst nuk gjenë asnjë dëshmi të bazuar në fakte që do të mund të bindë lexuesin se skenari i rastit të Kumanovës është regjistruar nga shërbimi i huaj, siç thuhet në tekst.

“Një shërbim i huaj i fuqishëm posedon materiale të regjistruara për atë se si është arritur marrëveshja për të shkaktuar incident në Kumanovë, bënë të ditur Kirilica nga burime diplomatike mirë të informuara të cilët dëshirojnë të mbesin anonim. Bëhet fjalë për një regjistrim të gjatë ku ka kontakt me personat e policisë sekrete dhe me pjesëtarë të grupit të armatosur”, shkruhet në tekst.

Informacioni është i bazuar në tekstin e portalit maqedonas “kirilica.com.mk”, që thirret në burime diplomatike, anonime. Ngjarjet në atë që quhet “Rasti i Kumanovës” kanë shumë paqartësi prandaj dhe zbardhja e këtij rastit konsiderohet me interes për publikun por dhe kërkon verifikim të fakteve para botimit të tyre, përndryshe çdo informacion tjetër mund vetëm të mbetet spekulativ, që nuk përputhet me standardet e gazetarisë profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button