Recenzion: “Ermira me Xhevatin bisedon, Talati Aco Shopovin lexon?”

Almakos - Ermira me Xhevatin bisedon, Talati Aco Shopovin lexon

Në gjuhën e medias, lajme të këtilla cilësohen si pseudolajme dhe i referohen një ngjarje që realisht nuk ka asnjë peshë por media i kushton rëndësi / hapësirë mediatike.

Në rastin në fjalë, gazetari fillon duke komentuar fotografinë dhe vazhdon duke hamendësuar se me çfarë merret personi i tretë (Talat Xheferri) i cili duket shumë pak në fotografi. Hamendësimet janë pikëpamje personale të gazetarit të cilat nuk janë në interes të publikut andaj nuk duhen pasqyruar në lajm.

Almakos - Ermira me Xhevatin bisedon, Talati Aco Shopovin lexon?Linku për te artikulli origjinal: “Ermira me Xhevatin bisedon, talati Aco Shopovin lexon?”

Data dhe koha e botimit: 02.07.2015

Data e recenzionit: 03.07.2015

Recenzent: Fatlume Dervishi

Skena që është kapur nga aparati fotografik dhe në këtë rast është përdorur si fotolajm, është një skenë që në parim nuk ka asgjë të jashtzakonshme por është përdorur nga media si “karrem” për të transferuar më pas vëmendjen në një çështje komplet tjetër.

“… nëpër kuloaret Kuvendit flitet se Xhaferi kohën e fundit ka filluar gjithnjë e më tepër të lexojë sërish poezitë e Aco Shopovit, sepse në kuadër të strategjisë për “armiqësim të koordinuar” mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, së shpejti pritet të kthehet në Kuvend propozim ligji për “branitellat”.

Gazetari në formë indirekte i referohet ngjarjes së para tre viteve kur në një takim në të cilin po debatohej për ligjin për “branitellat”, Talat Xhaferri, në shenjë proteste recitoi ca vargje të poezisë “Në heshtje” të poetit Aco Shopov. (koha.net)

Edhe një lexues i thjeshtë mund ta kuptojë se gazetari nuk ka arritur të bëjë lidhjen mes dy çështjeve që trajton lajmi, mes asaj që shihet në foto dhe asaj që paragjykon gazetari dhe si i tillë ky mund të konsiderohet si një lajm tendencioz.

Lajme të ngjashme

Back to top button