Recension: Për 10 ditë u dhanë mbi 5 mijë vërtetime për azil

Burimet zyrtare janë të rëndësishme për gazetarët, ato gjithmonë duhet të citohen. Por burimet zyrtare janë vetëm njëra palë në një zhvillim dhe për çështje të caktuara edhe ato duhen verifikuar apo sfiduar.
Tekstin që po e recensojmë nuk citon burimin por dhe tregon se për informim më të plotë duhen më shumë informacione.  

emigrantet akualeLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Për 10 ditë u dhanë mbi 5 mijë vërtetime për azil

Data dhe koha e publikimit: 30.06.2015

Data e recensionit: 03.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi bazohet vetëm në njoftimin e Ministrisë së Brendshme, por kjo nuk bëhet e ditur, dhe publiku nuk e di nëse të dhënat janë nga gazetari apo ndonjë institucion. Paragrafi që pason, shpjegon se sa vërtetime janë lëshuar nga MPB-ja për emigrantët të cilët kërkuan azil në Maqedoni.

“Pas plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për azil, MPB-ja, prej 19 korriku e deri dje ka dhënë 5.005 vërtetime për aplikim të kërkesës dhe marrjen e të drejtës për azil në Maqedoni nga shtetasit e huaj të cilët kanë hyrë në mënyre ilegale në vend”.

Në lajm nuk tregohet nga kush janë marrë të dhënat nga ana tjetër lajmi nuk njofton për rrethanat dhe zhvillimet tjera me çështjen e emigrantëve. Për të qenë informacioni më i plotë do të duhej të kërkohej edhe informacion shtesë nga institucione të tjera, ndër të cilat për shembull është edhe Qendrat për Pranim, e cila mund të kishte informacione të tjera.
Në tekst thuhet se “janë dhënë 5.005 vërtetime” por nuk ka njoftime nëse ka edhe prej atyre që nuk i është dhënë një vërtetim i tillë.

Informacioni për emigrantët dhe azilantët tërhoqi vëmendje për shkak të moskujdesit ndaj tyre. Një nga arsyet për këtë ishte dhe mungesa e ligjore. Por siç përmendet në tekst tashmë janë bërë ndryshime ligjore por ato nuk përshkruhen dhe shpjegohen për publikun.

Publiku nuk i lexon ndryshimet ligjore, të cilat mund të kenë edhe terminologji specifike, prandaj është e nevojshme që gazetari t’i shpjegojë ato. Në këtë rast do të duhej të njoftohej se ndryshimet e fundit ligjore, mundësojnë që azilkërkuesit, gjatë periudhës që frekuentojnë nëpër Maqedoni, kanë të drejtë të shfrytëzojnë transportin publik, ndërsa të drejtë azil kërkimi kanë të gjithë ata që brenda 72 orëve qëndrim në Maqedoni do të vendosin të qëndrojnë apo jo në Maqedoni.

Është detyrë e gazetarit që informacionet ti bazojë duke përfshirë më shumë fakte dhe palë, por edhe ti sqarojë ato me saktësi me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Back to top button