Egjipt, vazhdojnë protestat pro – Mursi

Mbështetësit e presidentit egjiptian Muhamed Mursi po zhvillojnë valën e protestave në mbarë Egjiptin, vetëm disa ditë përpara gjyqit të tij që pritet të mbahet të hënën.

Gjatë ditës së djeshme, forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë sulmuar me plumba gome për të shpërndarë protestuesit në qytetin e Aleksandrisë. Burimet e Anadolu Agency raportojnë për 60 arrestime, ndërkohë që përleshjet më të mëdha u raportuan në Kajro dhe Giza, transmeton Mesazhi.

Ndërkohë që autoritetet e grusht shtetit kanë filluar mobilizimin e forcave ushtarake dhe policore në zonat kryesore të vendit,. Zyrtarët pranë Ministrisë së Brendshme thanë se 20 mijë policë do të shpërndahen për të ruajtur burgun Tora, ku mendohet se po mbahet presidenti Muhamed Mursi.

Ai nuk ka dalë në publik, që kur ushtria e rrëzoi atë më 3 korrik, ndërsa gjyqi i tij do të mbahet përnjëherë me 14 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në gjithë vendin janë arrestuar 22 anëtare femra të Vllazërisë Muslimane, me akzua për gjoja se “bllokim tafiku gjatë demonstrative”.

Lajme të ngjashme

Back to top button