Mbledhja e informacioneve me paisjet operative teknike (për përgjim)

Në kohën e sistemit komunist njerzit thonin” se edhe muret kanë vesh” kurse sot në Kohen e demokracisë dhe shoqerisë informatike thojnë “se edhe ajri ka vesh”

Shkruan:Prof.D-r.Muhamet Racaj 

Historiku

Që nga kohrat më të lashta, njerëzit aspirojnë për mbledhjen e informacionit që është thelbësore për mbijetesën e tyre. Në kohët e para mbledhja e informacioneve ishte në mënyrë primitive përkatësisht duke përdorur shqisat e tyre të të pamurit dhe ndëgjimit. Me zhvillimin e mjeteve elektronike dhe teknike vimë deri në zgjerimin e përdorimit të mjeteve të tilla për mbledhjen e informacionit në mënyrë të përshtatshme me paisjet operative teknike,si p.sh

Telefoni celular i cili është shpallur si aritja më e madhe teknike (mrekulli e shekullit), për të transmetuar fjalën në mënyrë elektronike në shek: XIX e zbuloi Alexander Graham Bell në vitin 1878. Paralelisht me zhvillimin e transmetimit të fjalës në mënyrë elektronike, u përditësua edhe transmetimi i mesazheve me shkrim me çka u zhvillua edhe telegrafija. Në kohët e para nëpërmjet një lidhje në të njejtën kohë është mundur të bëhet vetëm një telefonatë që më vonë ky transmetim është modernizuar, kështu që krijohet mundësi që njëkohësisht në një lidhje të realizohen më shumë telefonata. Por kjo metodë e transmetimit të fjalës me linjen e telave lehtë mund të përgjohet nga personat e paautorizuar. Është e nevojshme që vetëm te kablloja të bashkangjiten dy susta kontaktet e të cilëve përfundojnë në ndëgjuesin e cila dridhjet elektronike në mënyrë analoge i kthen në zë. Në vitin 1878 u krijua për herë të parë linja me tela interkontinentale ndërmjet bregdetit lindor të SHBA dhe bregdetit perendimor të Anglisë. Linja mes SHBA dhe Anglisë është shtrirë në pjesën e poshtme të Oqeanit Atlantik dhe fillimisht ka pasur dështime të shumta. Në ditët e sotme linja klasike me tela për transmetimin analog të fjalës ngadalë po hudhet prej përdorimit dhe ajo në ditët e sotme bëhet nëpërmjet kabllove optike.  

Vetëm 15 vite më vonë transmetimi i fjalës u përditësua dhe ai filloi të transmetohet me lidhje pa tela. Për herë të parë komunikimi pa tela është mundësuar në vitin 1893 në ST-Louis në SHBA që e zbuloi i pari Nikola Tesla. Zbuluesi shkurtimisht e ka quajtur radiokomunikim pa tela-telegrafija. Disa vite më vonë, kjo shpikje tashmë ishte në përdorim të ushtrisë të SHBA dhe ka shërbyer kryesisht për të transmetuar informacione të një natyre ushtarake. Transmetimi pa tela për herë të parë i informacionit është shfrytëzuar nga aviacioni ushtarak që në atë kohë paraqiste një avantazh të madh para ushtrive tjera.Tashmë vitin 1901  përparsi e transmetimit pa tela është përsosur nga Gilermo Markoni dhe distanca e transmetuesit deri tek pranuesi ka aritur 3200km përkatësisht transmetimi pa tela ka qenë tejoqeanike. Mjetet e tilla të informacionit përveç qëllimeve ushtarake janë përdorur edhe për qëllime komerciale të cilat në masë të madhe e kanë përmisuar cilsinë e jetës së njerëzve.

Gjatësia e valëve pa tela që ka punuar transmetimi pa tela i informacionit ishte e ndarë në tre fusha të frekuencave edhe atë:

  • Valë të gjata, me frekuencë prej 150-270KHz,
  • Valë të mesme, me frekuencë prej 530-1602KHz, dhe
  • Valë të shkurta, me frekuencë prej 900-1800 GHz.

Transmetimi komercial pa tela i informacionit, apo frekuenca e transmetimit të informacionit ishte prej më parë e njohur që në mënyrë kushdo që kishte të njejtin radio marës dhe të njejtën mund ta regulloj në frekuencën e njohur ose të shfaqur dhe ta marë (ndëgjoj) informacionin. Nga ana tjetër frekuencat ushtarake për transmetimin e informacioneve pa tela, nuk ishin të njohura për publikun madje edhe për shtetet në ligjet e radio difuzionit, ku fusha të caktuara i kanë përcaktuar si të palejueshme. Interesi për këtë avantazh që i dha ushtrisë ishte i madh, veçanarisht në lidhje me zbulimin e frekuencës në të cilën armiku apo objekti i interesit i ka transmetuar informacionet. Përgjimi i informacionit të transmetuar në këtë mënyrë ishte e një rëndësie jetike, komandantët për të planifikuar strategjin e tyre për veprime të mëtejshme mbi ushtritë e tyre.

Duhet të theksojmë se përdorimi i transmetimit të informacionit pa tela nga ana e ushtrisë kërkon edhe mbrojtje të nivelit të transmetimit. Ashtu kanë filluar të paraqiten kriptirimi i mesazheve që janë transmetuar por me kusht që nëse armiku e takon mesazhin të mos mundet ta kuptoj përmbajtjen e mesazhit. Kur flasim për shifrimin e mesazheve kjo është një taktikë shumë e vjetër në njësitë ushtarake që ekzistojnë në dokumentat e perandorit Romak Jul Cezar, i cili tansmetimin e parë të mesazheve me shkrim që i kanë transmetuar korirët, me qëllim nëse armiku e kap koririn të mos mund ta deshifroj mesaazhin, parasegjithash kuptimin e mesazhit. Ashtu që, mesazhin që ai e ka dërguar deri tek komandantët ushtarak të tij, në tekstin çdo shkronjë “A” për atë që e ka pranuar mesazhin është lexuar “D”, shkonja e dërguar “B” është lexuar “E”.  Deshifrimin e tekstit mund ta kryejnë vetëm ata që e dinë kriptogramin, gjegjësisht regullin për deshifrim. Kjo lloj mënyre e kriptirimit në formë shumë të sofistikuar kur mesazhet i shifrojnë dhe deshifrojnë mjete për kriptirim dhe dektirim, paraqet një përparsi themelore të ushtrive që kanë luftuar në luftën e dytë botrore. Makina më e famshe për shifrimin dhe deshifrimin e mesazheve ishte ajo e ushtrisë gjermane e quajtur “Enigma”. Kjo makinë për dekriptirim me të vërtetë në atë kohë ishte më e sofistikuar, që armiku kishte problem serioze për ta kuptuar shifrën për deshifrim. Për shembull rokja AAAAAAAA, e deshifruar kuptohet DCJHUEFM.

Me paraqitjen e kompjuterëve të parë hapej një epokë të re të kriptografisë.

Kompjuterët me kalimin e kohës u bënë më të shpejtë për kryerjen e disa qindrave operacioneve dhe më vonë edhe miliona operacione në sekondë. Shpejtësia e funksionimit ka mundësuar depërtim të shifrave për një kohë sa më të shkurtër. Sot enkripcioni modern është i ndarë në enkripacion asimetrik dhe simetrik e cila formon një pjesë integrale të jetës njerzore sidomos në zonën kur nuk lejojnë personat e pa autorizuar ta mësojnë përmbajtjen e tekstit të shkruar.

Në fillim të shek: XIX, u zbulua një tjetër shpikje teknologjike dhe kjo është foto-aparati, dhe për disa vite më vonë të zbulohet edhe kamera, në kohët e para vetëm me fotografi ku në vitet e 90 të shek: XIX të zbulohet edhe audio-kamera vizuele. Ky zbulim i është vënë menjëherë në dispozicion shërbimeve intelegjente të sigurisë të cilët në mënyrë të fshehtë i dokumentojnë ngjarjet interesante të sigurisë. Në kohën e përdorimit të tyre për mbledhjen e informacionit në një rugë të fshehtë ishte pothuajse e pamundur parasegjithash për shkak matjes dhe gjithashtu për shkak të energjisë elektrike të nevojshme për funksionimin e tyre. Sot përdorimi i kamerave miniature, të ashtuquajtura miza, është sjellë për përsosshmëri në aspektin e matjes së tyre miniature dhe përdorimin minimal të energjisë elektrike për punën e tyre afatgjate.

Në përgjithësi në ditët e sotme operative – mjetet teknike që shërbimet e sigurimit dhe kompanitë i përdorin për mbledhjen e të dhënave mund të ndahen në dy grupe të mëdha:

  • Mjetet operative teknike ofanzive dhe
  • Mjetet operative teknike defanzive (ato që përdoren për zbulimin e mjeteve teknike-operative defanzive).Vazhdon……

Lajme të ngjashme

Back to top button