Eurodeputeti Howit vjen së shpejti në Shkup

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian (PE), Riçard Hovit, ka premtuar se do të bëjë gjithçka mundet për t’i mundësuar Maqedonisë datën e negociatave për anëtarësim. 

Në një deklaratë për MIA, Hovit ka njoftuar ardhjen e tij në fund të këtij muaji në Maqedoni, për të nisur me përgatitjet për hartimin e rezolutës që duhet të votohet vitin tjetër në Parlamentin Evropian. 

Eurodeputeti do të takojë, veç partive politike, edhe përfaqësuesit e medias dhe të sektorit civil, për të krijuar një imazh më pranë së vërtetës, i cili do të përfshihej në rezolutë. 

Hovit njihet si një mik dhe mbështetës i fortë i integrimeve të vendit dhe këtë e ka dëshmuar jo më larg se disa muaj, kur shtyu votimin e rezolutës në PE në mars të këtij viti, duke pritur epilogun e bisedimeve për pjesëmarrjen e LSDM-së në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button