Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Tunzi

Presidenti i Tunisit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme sot, më shumë se një javë pasi një sulmues vramë 38 turistë të huaj në një plazh në Sousse, njofton REL.

Presidenti i Tunizisë El-Baxhi Kaid es-Sibsi, theksoi se shteti mund të rrëzohet nëse ripërsëritet një sulm terrorist ai ai i javës së kaluar në qytetin Susa.

Sibsi në një fjalim drejtuar popullit njoftoi se ka shpallur 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Sibsi i cili ka shprehur se vendimin në fjalë e ka marrë pas konsultimeve në takimin e kryer me Kryetarin e Parlamentit Muhammed en-Nasır dhe Kryeministrin Habib es-Sajd. Ai ka theksuar se “Nëse do të ripërsëriten ngjarjet e ndodhura javën e kaluar në Susa, shteti mund të rrëzohet”.

Sibsi i cili ka shprehur më tej se “Terrorozmi,  synon të dobësojë e sistemin shtetëror dhe institucionet e tij, të bllokojë liritë dhe të sulmojë vlerat e shoqërisë” ka tërhequr vëmendjen se nëse do të vazhdojnë kërcënëmet dhe situatat e jashtëzakonshme të ndodhura në vend do të duhet të marren masa të veçanta.

Sibsi duke vënë në dukje se duhet një bashkëpunim ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin ka theksuar se ngjarjet e dhunshme të përjetuara në Libi ndikojnë negativiesht edhe në Tunizi.

Sibsi gjithashtu ka shprehur pa dhënë detaje se në Libi ka patur ndërhyrje të disa vendeve ai ka theksuar:

“Libia ka kufij të gjatë të cilë zgjaten nga Çadi në Nigeri, Mali, Algjeria, Sudani, Egjipti dhe Tunizia. Ne kemi një dialog të përbashkët me Libinë. Kjo ndonjëherë e bën që kufiri jonë  të jetë nganjëherë gjysmë-mbyllur e nganjëherë gjysmë i hapur. Nga këtu armët dhe terrorizmi hyjnë në vendin tonë”.

Në sulmin e nëdrmarrë me 26 qershor në qytetin Susa të Tunizisë humbën jetën 38 persona si dhe ishin plagosur 39 të tjerë. Sulmi, i cili shkaktoi indinjatë të madhe në komunitetin ndërkombëtar u mor përsipër nga organizata terroriste DAESH.

Sipas Nenit 80 të Kushtetutës së Tunizisë në qoftë se krijohen situata që kërcënojnë sigurinë e vendit dhe pavarësinë kombëtare, kushtetuta i njeh autoritet presidentit që të marrë masa dhe vendime të jashtëzakonshme duke u konsultuar me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button