Gjykata Speciale testi fundit për ndërkombëtarizimin e Republikës së Kosovës

Nga ngjarjet e fundit politike  dhe  mosvotimi i ndryshimeve kushtetuese që do ta  hapnin rrugën për krijimin e Gjykatës Speciale nga votat të pamjaftueshme  nga ligjvënia respektivisht nga deputetet  e parlamentit te Republikës se Kosovës shteti i Kosovës  merr  trasen e gabuar për ta rrumbullakësuar përfundimisht luftën e pastër çlirimtare të Kosovës, dhe vazhdën e njohjeve që do mund ti  bënin shtetet që kanë hezituar  njohjen de jure të Republikës së Kosovës.

Por para se gjithash nga një krijimin i mundshëm i Gjykatës Speciale nga parlamenti kosovar  elementet dhe efektet që do ti bart shteti i Kosovës do te mund ti konkretizoja në disa pjesë –

Në rend të parë Gjykata do ta konfirmon se lufta çlirimtare ka qenë e pastër brenda konventave se Gjenevës, e cila  parasheh kushtet dhe rrethanat se si duhet të ju përmbahen palët gjatë konflikteve të armatosura dhe si pikënisje nga këtu Gjykata  nuk e kontestohen UCK-ne,  si ushtri çlirimtare dhe kryengritje për çlirim e cila veç ka gëzuar njohjen e saj si ushtri legjitime në konfliktin  e  armatosur,  e jo në emërtimet te UCK-se si subjekt i  terrorizmit  apo grupeve të interesit mafioz kriminal,  por  ajo që atëherë është njohur ndërkombëtarit si ushtri kombëtare . E jo qe të bazohemi në disa propaganda të  pseudopatriotëve  se me themelimin e Gjykatës  po na kontestohet ushtria çlirimtare  dhe ata nuk e njohin  si ushtri çlirimtare por shikohet  me averizone të ndryshme e që është është  polemizuar  edhe në debatet parlamentare dhe ne mediumet  të ndryshme .

Dimensioni tjetër i efekteve që do duhej të krijohej Gjykata Speciale, është se ajo përfundimisht  çështjen e luftimeve që është zhvilluar në konflikte të armatosura, do të konstaton mbi se mbi bazën e akuzave te ngritura nga Dick Marty në Këshillin Evropian me miratimin e tyre e akuzave ato argumente që inkriminojnë ushtarët çlirimtare të UCK-së, në veprat penale ndërkombëtare të konflikteve të armatosura kanë bazën argumentuese, e cila provon që me të vërtet janë kryer krimet kundër popullatës civile, dhe qe me këtë rast padyshim do të bartet përgjegjësia penale për ushtarakët individual dhe do marrin dënimin meritor apo ato argumente që mund të jenë mundësisht shumë të fabrikuara në kuzhinat ruse-serbe  të mos ta kenë bazën provuese që me të vërtet personat të inkriminuar, do të mundet t’iu  mvishet apo te bartet  përgjegjësia  penale,   dhe  me  këtë rast do ti bien poshtë gjithë akuzat  dhe qe me të vërtet me këtë  do arrihej parimi fundamental  për  një triumf  të  drejtësisë  për palën e  të  drejtës,   dhe gjithmonë si pikënisje  kjo e realizuar mbi bazën e provave që vërtetojnë apo qe mund te jene  fiktive sepse natyrat e kontesteve  gjyqësore janë të ballafaquara  interesa të kundërta gjer sa ato marrin klauzolën e vendimit të prerë të një Gjykate Speciale ndërkombëtare.

Dimension tjetër pozitiv që duhet të konstiutohet Gjykata Speciale në parlament është ajo nga një këndvështrim tjetër  shtetëror,  se Republika e Kosovës  në këtë aspekt është e determinuar detyrimisht, që ta përmbush këtë interes  ndërkombëtar të partnerëve  që kanë ndihmuar me vite për  pavarësi,

Kjo duke u trajtuar  si negocim ndërkombëtar dhe  ratifikim  ndërkombëtar  qe këtë bazë   e ka edhe në Kushtetutën  që Kosova të mund të bëjë  marrëveshje kontraktuale me shtetet ndërkombëtare sepse themelimi i saj,  është edhe ne interes te perëndimoreve por në veçanti të Shtetit Amerikan ne interesin  e saj gjeopotik  qe të bëjë përpjekje qe te lirohet    pikë së pari  nga përshtypjet dhe perceptimet të gabuara që bëjnë shtetet të tjera, si formë  akuze që i bëhet popullit Amerikan,  duke e goditur në pikëpyetjet  se a ka qenë me të vërtet,  pavarësia  e Kosovës legjitime, a ka qenë lufta e saj e drejt,  kauzën e saj çlirimtare, interesi amerikan cili ishte, apo çka ka prodhuar Republika e Kosovës në këto vite stabilitet apo destablitet e cila mund të  shtrihet sipas shteteve që ngrehin këto  hipoteza te  tyre edhe në shtetet të tjera  sovrane që kufizohemi me ta dhe që mund të krijoj precedentë të ndryshme si në Bosnje, si në Maqedoni, e Serbi

Sepse interesi Amerikan këtu shihet të jetë me largpamës  është edhe ajo që më kryesorja të mos krijoi  precedentë për shtetin e  Rusisë,  që për interesa  te saja hegjemoniste pushtuese,    gjithmonë pothuajse  Kosovën e ka marrë  si pretekst  për  arritjen e aspiratave të saja, kinse legjitime për të ndërhyrë në venet që synon ti pushtojë ajo, bile çështjen e Kosovës ajo në politikat e fundit të lojërave të saj, tani po e sheh si një të drejte natyrale të popullit shqiptar, për pavarësi e kurë dihet se në të kaluarën ajo ishte pothuajse armikja  e shtetit te Kosovës, për moskrijmin e pavarësisë,  me rezoluta dhe me mosnjohje që e kane përcjell, prandaj këtu Amerikanet apo Shtetet e Bashkuara  dëshirojnë ta legjitimojnë kauzën e tyre për shtetin e Kosovës si pavarësi e drejte  dhe për një garantim të paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Dimension tjeter qe fiton Republika e Kosovës është  forcimi i subjektivitetit  ndërkombëtar, dhe përmirësimi i imazhit shtetëror pasi  me një krijim te saj nga parlamenti  Kosovar  ne te ardhmen e shpejtë, shteti kosovar te mund te fitoj njohje te reja, nga shtetet me reprezantive, dhe te mund te kyçet  dhe te behet anëtare e strukturave euro-atlantike ne organizatat  ndërkombëtare evropiane, sepse  me ata për shtetin e Kosovës   do te tani   një reflektim tjeter, pozitiv se Kosova me te vërtet ka kaluar etapat e trazicionit demokratik, dhe është e pjekur dhe bën negociata  shtetërore me subjektet ndërkombëtarë për hir te paqes sigurisë,  dhe imazhit te Kosovës.

Dimension tjetër  qe do fiton  Kosova  është ajo ne aspektin ekonomik sepse Gjykata do shndërron shtetin e Kosovës  ne një vend stabil qe nuk i frikohet  drejtësisë ndërkombëtare dhe sundimit te ligjit, dhe si rezultat i kësaj  ne Kosove do mund kyçen edhe investime e jashtme apo donacionet  ekonomike ndërkombëtare, si mekanizmi i  Fondit Monetar Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim  dhe si rezolutat  i kësaj ne Kosove te krijohen kushtet për një reformë ekonomike.

Dimension tjetër që është jetik, është edhe nga prizmi i të shikuarit nga një perspektivë evropiane,  sepse Gjykata Speciale  e tille është edhe ne interes të shteteve evropiane, dhe për ato shtete qe nuk e kanë njohur,  por si me e veçantë është  ecja ne proceset  evropiane integruese,  sepse nga këtu fitimet do  të jenë të mëdha nga integrim evropian i shteti të Kosovës.

Këtu shteti i Kosovës me siguri do të përfitojë liberalizimin e vizave  me siguri nga kjo  do te përmbyllet  marrëveshja e Stabilizim Asociimit  dhe qe si pasojë në ekonominë kosovare do të vërshojnë fonde, dhe ndihma financiare evropiane, për përmirësimin e jetës në Kosovë ne rrafshin, social, ekonomik, dhe politik  sepse nga përmbushja  këtij detyrimi ndërkombëtar Kosovës u janë premtuar, avancimet evropiane dhe kure para së gjithash  ato janë të kushtëzuara për themelimin e një Gjykate të tillë evropiane.

Prandaj si konkluzion dhe rrumbullakësim  për fund     interesi  jetik dhe  madhor  është që Republika e Kosovës ta kthej në riprocedim sërish,  për votim Gjykatën Speciale

Dhe qe të krijohen ato vetëm pak numra të votave, që nuk e kanë votuar në një votim të radhës për Gjykatën  Speciale  dhe që na këtu  të tregojmë testin e fundit shtetëror karshi interesave ndërkombëtare, dhe kosovare,  si të interesa të ndërsjellta dypalëshe.

Pasi  miratimi i saj pothuajse ka  bazën sovrane  të popullit tone, e cila në një  referendum  popullore të supozuara, qytetarët e Kosovës do të dalin për themelimin e saj, siç dhe  vet kushtetuta  jonë  e  proklamon që shteti i Kosovës mund të bëjë ratifikime ndërkombëtare dhe marrëveshje ndërkombëtare me palët dhe subjektet ndërkombëtare si element  i forcës shtetërore,  por që fjalinë  do ta thotë sovrani i shtetit të Kosovës dhe te respektohet  ajo,   e jo qe nga  disa  ata që kanë bllokuar shtetin vetëm për vetëm, të poenëve politike  elektorale,  sepse  ndër ata që po kundërshtojnë po  të ishin në pushtet, për këtë sfidë të tillë, edhe ata do ta votonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button