BDI zbulon çfarë po bisedohet në negociatat ndërpartike
Edhe nga partia e Ali Ahmetit, BDI kanë thënë se kontesti i emrit është në pako për të cilën katërshja e liderëve do të bisedojë, por në fazë të mëvonshme të negociatave, transmeton 24 vesti.
Nga BDI brifojnë se tani për tani emri nuk është hapur në takimet e liderëve, por shtojnë se për zgjidhjen e kësaj çështje do të bisedohet në grupe punuese që duhet ti zbatojnë në vepër sipas marrëveshjes së 2 qershorit.
Funksionar i lartë partiak nga BDI thotë se zgjidhja e kontestit të emrit është pjesë e marrëveshjes në Përzhino, në pjesën që ka të bëjë me integrimet.
Ata thonë gjithashtu se në agjendën e grupit të punës të përbërë nga 4 partitë, i cili do të përpilojë në mënyrë më të detajuar marrëveshjen, në listën e negociatave janë inkorporuar edhe çështje të karakterit etnik.
Ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion,
Politikat gjuhësore,
Ndarja fer dhe e drejtë e buxhetit,
Zhvillimi i barabartë rajonal,
Cështja e gjuhës,
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat
Konsensualiteti,
Pajtimi,
Simbolet kombëtare,
Marrëveshja e 29 majit,
Kanal shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe,
masa të mirëbesimit,
dhe Resocializimi, janë vetëm disa nga pikat që do të bisedohen nga grupi i 4 shoqëruesve të liderëve, në negociatat e mëtejshme.