Erdogan ka hapur xhaminë në pallatin presidencial
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hapur zyrtarisht xhaminë e re në kompleksin e Pallatit Presidencial në Ankara, ka raportuar agjencia AP.
Presidenti turk të cilin e kanë akuzuar për ndërtimin luksoz të pallatit presidencial me 1115 dhoma me paratë e shtetit ua dedikoi xhaminë popullit turk.
Agjencia amerikane AP pretendon se ky është një tentim i Erdoganit të ndalojë kritikat në llogari të harxhimeve të tij.
“Xhamia kombëtare Bestepe” mund të pranojë 3 mijë besimtarë dhe është njëra ndër xhamitë më të mëdha në Ankara.