Nëse çdo evropian do të kishte ndarë tre euro Greqia do të mund të shpëtonte

Greqia pas mos arritjes së marrëveshjes për programin e ndihmës financiare me kreditorët ndërkombëtarë ka hyrë në krizë të thellë financiare për shkak të së cilës në rastin më të keq do të mund të falimentojë. Mediat belge shkruajnë se Greqinë mund ta shpëtojnë qytetarët e vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.

BE-ja aktualisht numëron rreth 503 milionë banorë dhe nëse merren parasysh të gjitha vendet anëtare dhe nëse çdo banor i bashkimit do të kishte dhënë tre euro mund të mblidhen të hollat të cilat Greqia i ka borxh kreditorëve të huaj.

Kujtojmë se 30 qershori ishte afati i fundit për Greqinë për të paguar këstin e radhës prej 1.6 miliard eurosh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Të hënën Qeveria Greke ka mbyllur të gjitha bankat në vend në mënyrë që të sigurohen fondet e mbetura

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. nese qdo europjan do ta kishte ndar nga 3 euro per kosovaret ateher qdo kosovar sot do ishte milioner

Back to top button