Moti me vranësira dhe bubullima

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, të cilat vende-vende do të shoqërohen me bubullima.

Reshjet më shumë do të përfaqësohen në pjesët lindore dhe juglindore të vendit, ku pritet të bien rreth 10-të litra shi në një metër katror. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 22 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa ditës do të ngjitet deri në 28 gradë Celsius.

Nga e enjtja pason periudhë me mot stabil, të thatë dhe të nxehtë me erë të dobët deri në mesatare veriore.

Lajme të ngjashme

Back to top button