Mediat greke me ironi citojnë Enver Hoxhën: Bar do hamë e s’dorëzohemi

Mosarritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë ka shkaktuar panik tek popullata greke, e cila i është drejtuar bankave për të tërhequr paratë nga to. Për pasojë, bankat dhe bursa e Athinës nuk janë hapur sot, dhe siç paralajmërojnë mediat greke ato do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 7 korrik, në përpjekje për të shmangur kolapsin financiar në vend.

Ndërkohë bëhet e ditur se tërheqja nga bankomatet nuk mund të kalojë 60 eurot në ditë për një person.

Banka Qendrore Evropiane deklaroi se do të mbante nivelin aktual të financimit të bankave greke duke lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje politike për mënjanimin e falimentimit të ekonomisë greke dhe të daljes së saj nga eurozona.

Në këto kushte, media greke bën edhe sarkazëm kur shprehet se “Greqia do të bëhet si Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë”. Me ironi në media citohet Enver Hoxha që deklaroi: “Edhe bar do të hamë dhe nuk do të dorëzohemi e nuk do t’ia shtrijmë dorën askujt”.

Lajme të ngjashme

Back to top button