Sot mbahet takimi i liderëve

Në Klubin e deputetëve sot pasdite duhet të mbahet takim i ri i liderëve midis kryetarëve të katër partive më të mëdha ­ Nikolla Gruevski i VMRO­-DPMNE­së, Ali Ahmeti i BDI­së, Menduh Thaçi i PDSH­së dhe Zoran Zaev i LSDM­së, në të cilin duhet të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes nga 2 qershori për zgjidhje të krizës aktuale politike.

Takimi u dakordua pas bisedimeve të liderëve partiak të mbajtura më 19 qershor në Klubin e deputetëve në të cilat morën pjesë edhe ambasadorët e BE­së dhe të SHBA­së Aivo Orav dhe Xhes Bejli dhe në të cilat ata edhe njëherë e konfirmuan përkushtimin e tyre të plotë të marrëveshjes nga 2 qershori të arritur me ndërmjetësim të eurokomisarit për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Back to top button