Parlamenti Grek miraton kërkesën për referendum më 5 korrik

Njoftimi që kishte bërë mbrëmë kryeministri grek, Alexis Tsipras për mbajtjen e një referendumi në Greqi, sot është bërë realitet.

Parlamenti Grek në orët e para të mëngjesit të së dielës ka miratuar këtë kërkesë dhe referendumi do të mbahet të dielën tjetër me 5 korrik.

E, që rezultati të jetë i ligjshëm në këtë referendum duhet të marrin pjesë më shumë se 4 milion votues.

Këta të fundit do të kenë kohë një javë që të informohen dhe të vendosin nëse duan apo jo të pranojnë propozimin huadhënës të Athinës.

Ndërkohë Eurogrupi, që ka nxjerrë jashtë gjatë samitit të tij ministrin grek të Financave, ka kundërshtuar të japë një shtyrje disa ditore të programit të ndihmës për Greqinë, program që mbaron në këtë mënyrë në datën 30 qershor dhe ekonomia e vendit, si dhe sistemi bankar ndodhen tashmë në një boshllëk financiar tepër të rrezikshëm, transmeton TCH.

Me ankth dhe shqetësim pritet vendimi i Bankës Qendrore Europiane, nëse do të vazhdojë të furnizojë bankat greke këto ditë, kur gjithnjë e më shumë flitet se do të vendoset sistemi i kontrollit të kapitalit, për të parandaluar rrjedhjen masive të parave nga institucionet financiare greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button