Kreditorët me propozim të ri kompromisi për Greqinë
Në një veprim të papritur, kreditorët e Greqisë kanë bërë një propozim të ri kompromisi të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Dokumenti, i publikuar në Financial Times, paraqet ndryshime të rëndësishëm në përafrimin e qëndrimeve negociuese të kreditorëve me atë të qeverisë greke.
Koncesione të mëdha janë bërë në reformat e pensioneve. Një program i qeverisë greke i cili i jep para shtesë pensionistëve të varfër është pezulluar deri në vitin 2020, sipas propozimit të Athinës zyrtare.