Popovska: Pse qeveria nuk bën asgjë për shëndetin e tetovarëve?

Deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, ka shpehur pakënaqësinë e saj nga përgjigja e marrë për atë çfarë do të bëjë qeveria për ta penguar ndotjen e ajrit nga Jugohromi.

“Pse qeveria nuk po ndërmerr masa serioze kundër ndotjes së ajrit në Tetovë? Për interesin e kujt po punon Qeveria kur deri në pafundësi po i vazhdon afatet për mirëmbajtje ekologjike?

A mos ka ndonjë individ benificione në dëm të shtetit të qytetarëve dhe të punësuarve? Pse, sipas Kushtetutës, shteti duhet që të siguroj ambient të shëndosh për të gjithë qytetarët.

Ne nuk kërkojmë mbylljen e Jugohromit, por vendosjen e filtrave për të mos u lëshuan 30 ton ndotje në ditë. Për ne është e njëjtë, nëse shteti do ta detyroj kompaninë që të përshtatet ose do ta subvencionoj nëse ajo ka probleme financiare, pasi që bëhet fjalë për një objekt strategjik i cili është me rëndësi për të punuar.

Por, sipas asaj që është e njohur, Jugohrom po punon në mënyrë të suksesshme në kohën kur çmimi i prodhimeve të saj në bursa është shumë i lartë”, shprehet Liljana Popovska. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button