Letonia do të mbështes shëndetësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ministrin e shëndetësisë së Republikës së Letonisë, Guntis Belevics, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Presidentja Jahjaga dhe ministri Belevics theksuan rëndësinë edhe të shkëmbimit të përvojave dhe të kuadrove ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se “thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Letonisë, e shkëmbimit të përvojave në të gjitha fushat, përfshirë shëndetësinë, është me një rëndësi të veçantë”.

Ministri i shëndetësisë i Letonisë, Guntis Belevics theksoi se “Kosova dhe Letonia kanë ngjashmëri në shumë fusha dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në shëndetësi në veçanti”.

Ai foli edhe për punën që është bërë në vendin e tij në fushën e shëndetësisë dhe bartjen e përvojave edhe në Kosovë.

Ministri Belevics tha se vendi i tij është i interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovën dhe ta ndihmojë atë në proceset demokratike të saj./zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button