Erdogan do ta hap terminalin “Adem Jashari”

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Kosovën më 23 tetor të këtij viti. Vizita e tij do të bëhet me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë. 

Kjo vizitë i është konfirmuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës përmes Ambasadës së Turqisë në Kosovë, ku thuhet se pas ftesës së Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë homologut të tij turk, ai ka pranuar që këtë vizitë ta bëjë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri. 

“Ambasada e Turqisë në Kosovë komplimenton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ka nderin që ta njoftojë Ministrinë në fjalë se pas ftesës së bërë nga Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Shkëlqesia e Tij, Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë, do të vizitojë zyrtarisht Kosovën me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më 23 tetor, 2013”, thuhet në letrën që Ambasada turke i ka dërguar MPJ-së, të cilën e ka siguruar Gazeta “Zëri”.

Lajme të ngjashme

Back to top button