Shqipëri: Shumica rikonfirmon mbi 1 milion vota, PD-ja humb 210 mijë

Projeksioni i llogaritjes së votave proporcionale për këshilla të bashkive, zbulon se koalicioni në pushtet ka rritur votuesit nga 995 mijë, në 1 milion e 38 mijë votues, duke shënuar rritje në mbi 1 milion vota.

Ndërsa koalicioni i opozitës ka një rënie prej 210 mijë votash.

Në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni që sot është në pushtet mori ekzaktësisht 995 mijë vota, ose siç i quajt ndryshe koalicioni i majtë dhe kryeministri Edi Rama, 1 milion shuplaka.

Sot shuplakat ndaj Berishës janë shtuar dhe kanë shkuar 1 milion e 38 mijë.

Ndërsa Basha, që nuk di se si ti bëjë llogaritë, duhet ta marrë qetë.

Me mandate ka fituar vetëm 25 për qind, ose sa në vitin 2000, kurse me vota ka zbritur nga 680 mijë që ja la Berisha në vitin 2013, në 470 mijë, pra 210 mijë vota më pak.

Diferenca prej 210 mijë votuesish, besohet se ka abstenuar dhe nuk ka shkuar të votojë.

Kjo shpjegon dhe rënien e votuesve me 200 mijë vetë.

Ndryshe do ishte lajm edhe më i keq, pasi do të interpretohej sikur këta votues kanë ndryshuar kah dhe kanë shkuar tek e majta.

Përballë këtyre shifrave, vetëm Lulzim Basha mund të vazhdojë akoma të thotë që kam fituar.

Lajme të ngjashme

Back to top button