Diplomacia maqedonase shfrytëzon miqtë e Ahmetit në Evropë

Vlerësimet e qarqeve politike maqedonase shtrojnë dilemën, nëse vizitat e shpeshta diplomatike të Ali Ahmetit për një çështje kaq delikatë siç është emri, janë të sinkronizuara me qeverinë.

Analisti Naser Ziberi i vlerëson lartë vizitat diplomatike të Ali Ahmetit  për cështjen e emrit, veçanërisht  për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë se jo  të gjithë janë të të njëjtit mendim si Gruevski.

“Aktiviteti  ndërkombëtarë i zotëri  Ahmeti për gjetjen e një zgjidhje për  çështjen e emrit dhe proceseve  intriguese  te Maqedonisë, është për tu përshëndetur  pasi që të paktën opinionit  ndërkombëtarë i bëhet me dije se e gjithë politika e Maqedonisë nuk mendon si mendon Gruevski , respektivisht, se ka politika të cilët duan të gjejnë një zgjidhje kompromisi”, thotë Naser Ziberi. 

Sipas tij,  politika shqiptare ka ndenjur  e heshtur edhe me një farë mënyre është formuar një përshtypje se edhe shqiptarët janë të  njëjtit  mendim, por gjithsesi  kjo nuk  mjafton  që të gjendet   kompromisi. “Ahmeti me të njëjtën  ritëm që është duke vepruar në skenën ndërkombëtare, duhet të bëj përpjekje  edhe më të fuqishme brenda  në Maqedoni , në rend të parë me partnerin e vet të koalicionit dhe fund të fundit,  duhet të vendos një vijë të kuqe”, thotë Naser Ziberi.

LSDM-ja, thotë se, Ahmeti dëshiron të tregojë se partitë shqiptare nuk shërbejnë vetëm për çështje lokale por janë të barabartë me qeverinë dhe dëshirojnë që ti tregojnë qytetarëve, por edhe bashkësisë ndërkombëtare se janë të interesuar për çështjen e emrit.
“ Është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për vizita të rastësishme, por Gruevski e shtynë Ahmetin që të përcjellë qëndrimet se është i interesuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, por njëkohësisht dëshiron të merr raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Të mos harrojmë, ndoshta Ali Ahmeti  nuk i di të gjitha letrat e Gruevskit, i cili mund ta ndryshojë qëndrimin se do zgjidhje për një sekondë”, thotë LSDM-ja.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë se me vizitat e tij për çështjen e emrit, Ali Ahmeti  i ka dhënë shuplakë diplomacisë maqedonase. Këto vizita sipas tij, flasin qartë se ai ka raporte të mira me të gjithë dhe me këtë mund të stimulojë diplomacinë maqedonase.

“Ahmeti është i shoqëruar me kolegun e tij partiak ministrin  Fatmir Besimi. Lideri I BDI-së është duke i shfrytëzuar mirë lidhjet e tij me miqtë evropian, kjo nuk është keq , por e keqja është se në këto takime të Ahmetit me diplomat të huaji nuk e dimë se për çfarë flasin”, thotë Nano Ruzhin.

Lidija Dimova nga Qendra maqedonase për Arsim evropian, thotë se aksioni i Ali Ahmetit është me interes, por i vonuar. Kjo sipas saj është njësojë sikur të behësh gati për në rrugë dhe duhet ti kesh gati valixhet, ndërsa Maqedonia niset në rrugë pa valixhe .

Lajme të ngjashme

Back to top button